Ballina Aktualitet Zgjedhjet Lokale 2021/ Partitë vazhdojnë fushatën parazgjedhore (VIDEO)

Zgjedhjet Lokale 2021/ Partitë vazhdojnë fushatën parazgjedhore (VIDEO)

Paritë politike në Maqedoninë e Veriut u futën në javën e fundit të fushatës parazgjedhore për qeverisjen lokale, duke premtuar projekte që shpeshherë janë premtuar edhe në zgjedhjet e mëparshme, transmeton Portalb.mk.

LSDM-ja në Shuto Orizarë premtoi që në katër vitet e ardhshme do të ndërtojë kanalizim atmosferik, rekonstruktim të rrugëve, qendër sportive të hapur, Qendër rinore në vendbanimin Baraka me udhëheqës, strukturë dhe resurse, Shtëpi kulturore-artistike “Esma Rexhepova”, etj.

VMRO-DPMNE për zgjedhjet lokale në komunën e Karposhit, premtoi ndërtimin e një tregu të gjelbër të ri. Në Komunën Gradsko, kjo parti premtoi që nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të kopshti për fëmijë falas, shujta falas për filloristë, bursa për më të mirët dhe dy shëtitje falas për pensionistët brenda një viti.

B D I-ja në Saraj premtoi gazifikim të institucioneve publike, instalim të paneleve diellore ne shkolla dhe salla të sportit, krijimi i hapësirave për vendosjen e pajisjeve fotovoltaike të cilat do të shërbejnë për furnizimin e rrjetit të ndriçimit publik dhe të disa institucioneve publike me energji elektrike, modernizimi i rrjetit energjetik në të gjitha vendbanimet.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në Tetovë premtuan ndërtimin e teleferikut për në Kodrën e Diellit, plan urbanisti për Kodrën e Diellit, investime në Malin Sharr për turizëm dhe sport gjatë 12 muajve, investim në burimet alternative të energjisë, shfrytëzimi i burimeve natyrore të energjisë dhe bashkëpunim me Universitetet, sektorin e biznesit dhe OJQ-të me qëllim të minimizimit të “carbon footprint”, subvencionim të fasadave me efikasitet energjetik për ndërtesat e vjetra, subvencionim të amvisërive për ndërtim të paneleve diellor dhe fotovoltaike. Ky koalicion premtoi edhe qendra komunitare ku do të ndihmohen fëmijët e familjeve më të varfra që të mësojnë dhe të aftësohen.

https://youtu.be/_PAm43AH4w8

Lëvizja Besa në Bogovinë premtoi që problemet si kanalizimi, furnizim me ujë, ndriçimi dhe infrastruktura elementare do të zgjidhen në këtë mandat. Kjo parti në Tetovë premtoi ndërtimin e katër pishinave të mbyllura dhe një pishinë olimpike, shtigje të reja për vrap dhe xhoging, rrugë për biçikleta, zhvillimin e sporteve dimërore, dënime për ndotësit e natyrës, largimin e deponive të egra, menaxhimin e mbeturinave, tabelë e zgjuar për secilën shkollë, monitor për njoftim dhe informacion në hyrje të shkollave fillore, kompjuter, printer dhe fotokopjues, laptop ose tabletë për çdo mësues, kompjuterë për çdo klasë, instalimi i sistemit të kamerave të sigurisë, etj.

https://youtu.be/uRhYE2G10IQ

PDSH-ja e udhëhequr nga kryetari Menduh Thaçi dhe kandidati Miqail Rasimi, zhvilluan takime me banorët e Tenovës së Bërvenicës. I shoqëruar me kandidatin për kryetar, Sadi Bexhetin, kryetari në Tetovë zhvilloi takim me banorët e Reçicës së Madhe, Reçicës së Vogël dhe Nëndegën 2. Bexheti sot gjithashtu zhvilloi takim edhe me Forumin e Gruas së kësaj partie.

Kandidatja e pavarur për kryetare të Shkupit, Danella Arsovska, premtoi hapjen e Luna Parkit që në vitin e parë të mandatit. Ajo premtoi renovimin dhe modernizimin e bibliotekës së qytetit “Vëllezërit Miladinovci”, digjitalizim të informatave për të rinjtë përmes e-rini, digjitalizim të shkollave të mesme dhe projekti për e-qendra kulturore për rini, mbajtja e 12 festivale. Sot ajo në Hasanbeg premtoi edhe ndërtimin e infrastrukturës rrugore, kanalizimit, kopshtit dhe sheshit.

Maksi Dimitrievski, kandidati i pavarur për kryetar të Kumanovës, premtoi zhvillim ekonomik, gjelbrim dhe parqe, kopshte dhe shkolla të rinovuara, salla të sportit.

Lista e pavarur për këshilltarë “Më mirë për Tetovën”, premtoi që do të kërkojnë transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave të Këshillit të Komunës. Në rast se kjo nuk realizohet, ata kanë premtuar që me telefonat e tyre do të transmetojnë seancat e Këshillit në rrjeteve sociale.