Ballina Aktualitet Deputetja Safije Shaini e Alternativës qëndron pas nënshkrimit për rrëzimin e Qeverisë...

Deputetja Safije Shaini e Alternativës qëndron pas nënshkrimit për rrëzimin e Qeverisë LSDM-BDI

Edhe deputetja Safije Sadiki Shahini,  nga radhët e partisë Alternativa, ka thënë se qëndron pas nënshkrimit të dhënë për të rrëzuar Qeverinë LSDM-BDI.

Ajo thotë se mbetet e përkushtuar dhe i qëndron deri në fund vizionit të kryetarit të partisë, Afrim Gashi.

Në vijim lexojeni postimin e plotë të deputetes Safije Sadiki Shahini:

“Në këtë kohë të spekulimeve dëshiroj të qartësoj se, si deputete e Alternativës, i mbetem besnike nënshkrimit tim për rrëzimin e kësaj qeverie.

Do të mbetem e përkushtuar në vizionin e kryetarit Afrim Gashi dhe në vendimet e drejta të organeve lokale dhe qendrore të Alternativës.

Vazhdojmë…”