Ballina Aktualitet Hoxha: Nesër rrëzohet qeveria, BDI shkon në opozitë (VIDEO)

Hoxha: Nesër rrëzohet qeveria, BDI shkon në opozitë (VIDEO)

I ftuar në TV A2 CNN Albania, sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA Arjanit Hoxha ka demantuar zërat se edhe përfaqësues të Besës kanë qenë në takimin e ftuar nga Zoran Zaev.

Ai tha se asnjë përfaqësues i Lëvizjes BESA nuk ka qenë aty dhe se nesër në seancën e mosbesimit deputetët e BESËS do të votojnë PËR rrëzimin e qeverisë.

Rikujtojmë që Arjanit Hoxha është ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në qeverinë Zaev 2, mirëpo pas një tentimi për vjedhjen të fitores së Besës në Zhelinë nga BDI Arjanit Hoxha paralajmëroi largimit e tij nga qeveria njëkohësisht edhe të partisë së tij.