Më datë 21.11.2021, në ora 12 e 30 minuta, në SPB-Tetovë, personi me inicialet S.J.(58 vjeç), nga fshati Shemshovë, ka raportuar se në arën e tij në vendin e quajtur „Leska“, në zonën e këtij fshati, ka gjetur dy bomba dore dhe tre plumba të kalibrit 12, 5 milimetra.
Organet kompetente kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe mjetet shpërthyese të gjetura janë larguar në mënyrë të sigurt nga përfaqësuesi i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.