Ballina Aktualitet LIVE/KSHZ po shqyrton ankesat nga Zhelina, Arjanit Hoxha: Zhelina që ka lind...

LIVE/KSHZ po shqyrton ankesat nga Zhelina, Arjanit Hoxha: Zhelina që ka lind një parti, mund të bëhet edhe Zhelinë që prish një Qeveri! (VIDEO)

Në mesin e disa ankesave të tjera të drejtuara në KSHZ pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, dy ankesa janë nga partia politike B D I, të cilat kanë të bëjnë me vendvotimet numër 2107 dhe 2108/1 në komunën e Zhelinës, të cilat po shqyrtohen në këto çaste, tranmeton Tetova News.

Vendvotimi 2107 (Zhelinë)

Rezultati i raundit të dytë:

Fatmir Izairi   227

Blerim Sejdiu  110

Vendvotimi 2108/1 (Zhelinë)

Rezultati i raundit të dytë:

Fatmir Izairi 300

Blerim Sejdiu  99

Ministri i Bujqësis, Arianit Hoxha ka kërc*ënuar me prishje të qeverisë nëse vihet në diskutim rezultati zgjedhor në Komunën e Zhelinës.

“Zhelina që ka lind një parti (si Lëvizjen BESA), mund të bëhet edhe Zhelinë që prish një Qeveri!
#SharraNëGozhdë , ka shkruar Hoxha.

B D I, respektivisht kandidati për Zhelinën-Fatmir Izairi ka parashtruar ankesa dhe ka kērkuar përsëritjen e votimit në disa vendvotime.

Rezultati final i raundit te dyte ne Zheline ishte 5171 BESA dhe 5102 B D I.

LIVE NGA KSHZ: