Është larguar nga vendi i tragjedisë autobusi i ferrit, që mëngjesin e sotëm u mori jetën 46 viktimave në Bullgari. Të ndjerit ishin kryesisht shqiptarët të Maqedonisë së Veriut, ndërsa mes tyre kishte edhe fëmijë.
Mediat Bullgare kanë publikuar edhe pamjet gjatë momentit të largimit të autobusit të djegur nga autostrada e Strumës.
Hetimet për këtë tragjedi vijojnë ende. Dyshimet paraprake tregojnë se autobusit i ka plasur një nga gomat e përparme çka ka bërë që shoferi të humbas kontrollin dhe më pas autobusi është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit pasagjerët nuk kanë pasur mundësi të largohen dhe 46 prej tyre kanë mbetur viktima. Ndërkohë kanë qenë 7 të mbijetuar të cilët kanë thyer xhamat e autobusit dhe kanë mundur të dalin jashtë tij të gjallë. /abcnews.al/