Të gjithë viktimat në aksidentin e tmerrshëm kanë qenë në derën e mesme të autobusit, duke tentuar të shpëtojnë. Asnjë udhëtar nuk ishte në ulësen e tij, raporton për TV21gazetarja Patricija Kirova nga Bullgaria. Ajo foli edhe për arsyet jozyrtare të cilat sipas autoriteteve dhe mediave e atjeshme e kanë shkaktuar fatkeqësinë. Zjarri ka shpërthyer në pjesën e përparme, ku sipas policisë bullgare, pranë gomave rezervë ka pasur edhe fuçi me naftë.
“Rruga ishte krejt me naftë. Autobusi është lëvizur me 100km në orë dhe nuk kishte shenja frenimi. Aksidenti ka ndodhur si rezultat i gabimit njerëzor”, tha Vasko Pirgov – Sekretar për Siguri të Pernikut.
“Sipas informacioneve fillestare të mediave bullgare, në autobus ka pasur karburant i cili është blerë në Turqi ku është më i lirë se në Maqedoni dhe Bullgari. Zjarri ka shpërthyer nga ky karburant dhe kjo është një nga arsyet e fatkeqësisë. Qarkullojnë informacione se autobusi kur ka dalë nga gardhi mbrojtës, ka vozitur 50 metra pa ndalur. Nuk ka shenja frenimi, që do të thotë se ka humbur kontroll mbi automjetin. Kur ka hyrë në bankinë ka rënë zjarr, kurse zhurma në autobus e ka shkaktuar djegien e 45 personave që ishin grumbulluar në një nga dyert e autobusit”, tha për TV21 gazetarja, Patricija Kirova.
7 personat që kanë arritur të mbijetojnë, kanë arritur të shpëtojnë duke i thyer dritaret e autobusit.
Ata janë në gjendje stabile dhe në vend do të kthehen pas dy ditësh. Njëri prej tyre ka frakturë, thotë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Vozitësi ka ndërruar jetë në vendngjarje.
“Ka informacione se nuk ka pasur edhe një shofer në autobus, që duhej të kishte që të realizohet udhëtimi nga Stambolli deri në Maqedoni. Në qoftë se njëri lodhet, atëherë tjetri duhet ta zëvendësojë”, shtoi gazetarja Patricija Kirova.
Kryeministri Zaev thotë se lë në duart e autoriteteve bullgare që t’i hetojnë arsyet e aksidentit.
“Unë do të lë që ekspertët bullgarë analizat e fatkeqësisë t’i bëjnë në mënyrë profesionale”, deklaroi kryeministri Zaev.
Edhe pse mediat raportonin se vendi në të cilin ndodhi tragjedia është “pikë e zezë”, megjithatë gazetarja Patricija e mohon këtë, duke thënë se bëhet fjalë për një autostradë të re bashkëkohore. Autobusi nga Turqia ka hyrë në Bullgari në orën 21, kurse aksidenti ndodhi rreth orës 2 të mesnatës në autostradën “Struma” në relacion Sofje-Bllagoevgrad.
Këta janë 7 personat që i mbijetuan aksidentit tragjik në Bullgari
Burimet brenda spitalit të Sofjes bëjnë me dije se këta janë 7 personat që i mbijetuan tragjedisë në Bullgari, aty ku humbën jetën 45 persona të tjerë.
Këta persona tanimë gjenden në trajtim mjeksorë, derisa bëhet me dije se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.
Lista e personave:
Sh. N. Saleh 36 vjeç
Medina Lutfi 25 vjeç
Lulzim Sulejmani 26 vjeç – shtetas i Serbisë
Gjyla Jasharovska 49 vjeç
Minir Jasharovski 50 vjeç
Ebib Pajazitovski 49 vjeç
Zulehja Jasharovska 16 vjeç
Emrat e udhëtarëve që ishin në autobusin e aksidentuar në Bullgari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Sofje të Bullgarisë, ku si pasojë kanë vdekur 46 persona dhe 7 kanë mbetur të lënduar.
Lista e emrave të personave që ishin në këtë autobus:
Memedi Kadri-1967
Shiroki Muhsin-1989
Ljupço Zafirov –
Luan Ahmeti – 2017
Xhihan Ahmeti-1985
Alban Ahmeti-2017
Avni Ahmeti -1985
Ibraim Rustemi – 1967
Fevzije Rustemi -1971
Alejna Amedi – 2000
Halime Fejzullahu – 1971
Hamije Haliti – 1970
Nermije Haliti – 1968
Sumeja Brava – 1994
Naxhije Abdulloska – 1950
Albina Beluli – 1998
Gazmend Ukali – 1994
Hatixhe Islami – 1960
Mexhide Iseni-1958
Hamdi Iseni – 1962
Almira Ramanovska – 1984
Enis Ramanovski – 1980
Rabija Sali – 1960
Zilija Mustafovska – 1973
Sade Mustafovski – 1971
Belma Jahi – 2014
Ramiz Jahi – 2001
Fikrije Iseni – 1982
Anisa Iseni – 2007
Razije Jahi – 2009
Anesa Muhaxheri – 2004
Ergin Jahi – 2007
Omer Jahi – 2010
Erda Muhaxheri – 2006
Ajla Jahi – 2007
Senije Jahi – 1986
Amiet Jahi – 1976
Medina Lutfiu – 1996
Lulzim Sulejmani – 1995
Shefija Osmanova – 1958
Alja Fera – 1998
Jehona Sali – 2000
Zulejha Jasharovska – 2005
Elmedin Pajazitovski – 2005
Gjula Jasharovska – 1972
Gjulizarka Pajazitovska – 1973
Ilmija Jasharovska – 1999
Ebip Pajazitovski – 1972
Visar Aliti – 1998
Minir Jasharovski – 1971
Orhan Aliti – 1976