Ballina Aktualitet Pernik: Autobusi nuk është rrokullisur, ka materiale të filmuara “që nuk janë...

Pernik: Autobusi nuk është rrokullisur, ka materiale të filmuara “që nuk janë të përshtatshme për t`u shikuar”

Autobusi ka lëvizur me shpejtësi prej 100 km/h dhe nuk ka asnjë milimetër shenjë të frenimit, që do të thotë se shoferi nuk ka reaguar në mënyrë adekuate. Aksidenti ka ndodhur si rezultat i gabimit njerëzor. Kështu ka deklaruar Vasko Pirgov, sekretar për siguri në Pernik, për BTV-n Bullgare. Ai ka arritur në vendin e ngjarjes në momentin kur ka ndodhur tragjedia së bashku me zjarrfikësit dhe policët.

Sipas tij autobusi nuk është rrokullisur, ndërsa shoferi ka tentuar të kthej në të majtë, duke shtuar se ka material të filmuar “që nuk është edhe i përshtatshëm për ta shikuar”.

“Pamja është e tmerrshme. Pjesa e parme e autobusit është tërësisht e djegur, njerëzit që që gjenden në spitalin ‘Pirogov’ kanë qenë në pjesën e pasme të autobusit. Dritarja e djathtë është e thyer dhe aty kanë dalë”, ka deklaruar Pirgov, transmeton SHENJA.

Ai thotë se në orën 03:04 e ka marrë informacionin për ngjarjen ndërsa në orën 03:30 ka qenë në vendngjarje. /SHENJA/

https://youtu.be/PnUa9srunC4

Po bëhet identifikimi i viktimave, lista e udhëtarëve dërgohet në Shkup

Lista e udhëtarëve të autobusit është dërguar në Shkup dhe ka filluar procesi i identifikimit të viktimave në aksidentin tragjik i cili ndodhi mbrëmë në autostradën Struma në Bullgari, dekaroi drejtori i hetimit nacional të Bullgarisë, Borisllav Sarafov, në konferencën e përbashkët me prokurorin publik Ljubomir Jovevski. Në vendin e aksidentit janë duke u dëgjuar dëshmitarët, përderisa vetëm dy nga 7 të lënduarit të cilët janë në spitalin “Pirogov” në Sofje janë në gjendje stabile dhe mund të japin deklaratë.

“Kemi mbajtur takim pune për të qartësuar të gjitha linjat e bashkëpunimit ndërkombëtar juridik dhe marrjen e të gjitha dokumenteve nga ana e Maqedonisë si materialin biologjik për identifikimin e viktimeve”, u shpreh Sarafov. /SHENJA/

https://youtu.be/s1Fm4K0zVVU

Zv/kryeprokurori bullgar: Hetimi duhet të jep përgjigje nëse zjarri ka shpërthyer brenda apo jashtë autobusit

Një nga përgjigjet kryesore që duhet ta jep hetimi në aksidentin tragjik në Bullgari është ajo, nëse zjarri fillimisht ka shpërthyer në pjesën e brendshme të autobusit apo në pjesën e jashtme. Kështu ka deklaruar zv/kryeprokurori bullgar Borisllav Safafov.

“Pyetja është nëse shpërthimi është shkaktuar brenda autobusit apo jashtë, pas goditjes në bankinat. Katër autobusët nga grupi kanë lëvizur në distancë prej 15-20 minutave”, tha Sarafov për mediat bullgare, transmeton SHENJA.

MPJ e Bullgarisë: Familjarët e viktimave të lejohen me prioritet në Bullgari

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë në kuadër të kompetencave të saj, i ofron ndihmë Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me aksidentin në autostradën “Struma”.

Ministri i Punëve të Jashthme Svetllan Stoev, paprakisht sot priti delegacionin qeveritar në spitalin “Pirogov” në Sofje, ku i vizituan të lënduarit e aksidentit rrugor. Për gjendjen e e pacientëve dhe kujdesin e tyre ka informuar drejtori i spitalit Ivan Poromanski.

Siç thuhet në komunikatë, Ministria e Punëve të Jashthme dhe Ambasada e Bullgarisë në Shkup janë në kontakt të vazhdueshëm me MPJ-në e Maqedonisë së Veriut.

Nga autoritetet bullgare është kërkuar që të sigurohet hyrja pa pengesë e familjarëve të viktimave dhe të lënduarve, si dhe përfaqësuesve të mediumeve nga Maqedonia e Veriut.

@tn.lajmelokale
@tetovanews