Ballina Aktualitet Ruskoska: Pronari i “Besa Trans” është në vendin e ngjarjes, kemi realizuar...

Ruskoska: Pronari i “Besa Trans” është në vendin e ngjarjes, kemi realizuar bisedë

Kreu i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Villma Ruskoska në paraqitjen e saj në Bullgari njoftoi se pronari i kompanisë “Besa Trans” gjendet në vendin e ngjarjes në Bullgari, shkruan TV21. Ruskosa thotë se ka zhvilluar bisedë me të njëjtin, ndërkaq pohon se do të sigurojnë të gjitha dokumentacionet për mirëmbajtjen e autobusëve dhe mënyrën e transportimit që ka bërë kjo kompani.

“Në vendin e ngjarjes ku është autobusi, gjendet edhe pronari i kompanisë transportuese. Shkurtimisht kam biseduar me të njëjtin, tha se 20 vjet ka kompani transportuese dhe se nuk ka pasur asnjë incident, sipas tregimit të tij. Por siç thanë edhe kolegët do të sigurojmë dokumentacionin e plot për të gjithë autobusët”, deklaroi mes tjerash Ruskoska.

https://youtu.be/PnUa9srunC4

@tn.lajmelokale
@tetovanews