Ballina Aktualitet Në mesin e viktimave të aksidentit në Bullgari edhe vajza e politikanit...

Në mesin e viktimave të aksidentit në Bullgari edhe vajza e politikanit shqiptar

Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë më 23 nëntor. 12 fëmijë kanë qenë në mesin e viktimave dhe shtatë të mbijetuar kanë pasur nevojë për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje.

Në mesin e viktimave është edhe Sumeja Brava, vajza e politikanit të njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Muhedin Brava, i cili është përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët.

Lajmin e bëri të ditur vetë Brava i cili në Facebook publikoi një fotografi nga aksidenti, teksa njoftoi për humbjen e të bijës.
“Inna lillahi wa inna ilahin rajiun. U takofshim ne lulet e xhenetit bija ime Sumeja”, ka shkruar Brava në Facebook./21Media

Video bonus:

https://youtu.be/PnUa9srunC4