Ballina Aktualitet Ishte me 100 km/h, ja dyshimet që lidhen me aksidentin tragjik në...

Ishte me 100 km/h, ja dyshimet që lidhen me aksidentin tragjik në Bullgari. Çfarë gjeti në rrugë grupi i ekspertizës

Tejkalimi i limitit të shpejtësisë dhe shpërqendrimi i shoferit dyshohet se ka shkaktuar aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën të paktën 45 persona. Kështu tha sekretari i Këshillit të Sigurisë Rajonale të Pernikut, Vasko Pirgov, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes së bashku me policinë dhe zjarrfikësit.

“Nuk duhet thënë, pamja është e frikshme, ata u hodhën nga dritarja e pasme në anën e djathtë të autobusit”, tha Pirgov për bTV.

Sipas tij, mjeti është ndalur në një pikë karburanti, e cila është vetëm 20 minuta larg vendit të ngjarjes. Pirgov thotë shoferi me siguri po lëvizte me shpejtësi mbi 100 km/h dhe gabimi i tij ishte se po lëvizte në korsinë e djathtë.

“Fillimisht autobusi goditi gomën e parë djathtas në një shenjë që fluturoi 45 metra përpara. Rruga ishte e përsosur dhe autobusi nuk ka rrëshqitur, thjesht shoferi nuk ka reaguar siç duhet. Me shumë mundësi ka pasur fërkim metal-metal që krijoi shkëndijat duke sjellë më pas edhe zjarrin”, theksoi ai.

Sipas policisë, zjarri filloi nga pjesa e përparme e autobusit ndërsa në gomat rezervë mësohet se kishte tuba vaji, të cilat kanë shkaktuar përhapjen e zjarrit. Kjo u zbulua nga fakti se rruga ishte e mbushur me vaj.

Sipas Vasko Pirgov, shumica e viktimave ndoshta janë asfiksuar. “Mendoj se në 2-3 minuta autobusi u dogj”, tha ai ndërsa bëri me dije se pjesa e përparme e autobusit është djegur plotësisht, aq sa është shkrirë edhe llamarina.

https://youtu.be/PnUa9srunC4

@tn.lajmelokale
@tetovanews