Ballina Aktualitet Lajme Pamjet e aksidentit tragjik në Bullgari/ Dëshmia: Pasagjerët u hodhën nga dritaret...

Pamjet e aksidentit tragjik në Bullgari/ Dëshmia: Pasagjerët u hodhën nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 pasagjerë të një autobusi nga Maqedonia. Ministri i Brendshëm bullgar, Bojko Rashkov tha se flakët mund të jenë shkaktuar nga shkëndijat, por ende mbetet mister si u përfshi nga zjarri autobusi.

Mes viktimave janë edhe 12 të mitur, dy binjakë. Në aksident ka humbur jetën edhe shoferi. 7 persona, 2 gra dhe 5 burra kanë shpëtuar dhe ndodhen në spital. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se autobusi po kthehej për në Shkup pas një udhëtimi nga Stambolli.

Maya Argirova, shefe e klinikës së djegieve në Pirogov shprehet se njerëzit janë me trauma të rënda, kanë humbur të afërmit, fëmijët. “Ata u hodhën nga xhamat e autobusit, prej nga kanë marrë lëndimet”, tha Argirova. Autobusi ka hyrë përmes pikës kufitare Kapitan Andreevo mbrëmë pak pas orës 21:00. Rreth orës 3.00 ka ndodhur aksidenti në autostradën në drejtim të Sofjes – Bllagoevgrad.

Pas aksidentit, autostrada e Strumës do të qëndrojë e mbyllur gjatë gjithë ditës, të paktën në drejtimin Sofje-Balgoevgrad, në të cilin udhëtonte autobusi. Aktualisht vazhdojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit dhe shpërthimit në flakë të autobusit. Mësohet se 7 persona janë dërguar në spital.

 

Artikulli paraprakNdahet nga jeta artistja e njohur shqiptare Hueyda El Saied, vuante nga një sëmundje e rëndë
Artikulli tjetërIshte me 100 km/h, ja dyshimet që lidhen me aksidentin tragjik në Bullgari. Çfarë gjeti në rrugë grupi i ekspertizës