Ballina Aktualitet Shqipëri Ndahet nga jeta artistja e njohur shqiptare Hueyda El Saied, vuante nga...

Ndahet nga jeta artistja e njohur shqiptare Hueyda El Saied, vuante nga një sëmundje e rëndë

Artisja e njohur shqiptare Hueyda El Saied është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare. Mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh.

Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët. Miqtë e saj konfirmojnë për Top Channel se artistja është ndarë nga jeta mëngjesin e ditës së sotme.

Prej disa vitesh Hyeda jetonte në Luksenburg së bashku me Gabrielin dhe partnerin e saj, me të cilin pak kohë më parë kishte lidhur edhe martesë.

Hueyda dhe Thierry zbuluan se ishin martuar në dhjetorin që lamë pas, në një ceremoni private, ndërkohë që artistja do ti dedikonte atij dhe një postim prekës.

Hueyda El Saied ishte nga ato pak vajza që kishin provuar të bënin gjithçka sa i takon televizionit. Ajo dinte të këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore.

Kujtojmë se disa nga programet që ka prezantuar janë: ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe ‘Në restorant’. Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivalet e muzikës shqiptare, ndër ta ‘Top Fest’ dhe ‘Kënga Magjike’.

@tn.lajmelokale
@tetovanews