Ditën e sotme ka folur tezja e Mateos, vogëlushit 8-vjeçar që u vra barbarisht nga Klodian Çalamani pak ditë më parë. Në një lidhje me emisionin “Me zemër të hapur”, tezja e fëmijës tha se sytë e Mateos kanë parë diçka që nuk duhej ta shihte, ndaj edhe është vrarë sipas saj. Po ashtu ajo aludon se personi i dytë që ka mundsi të jetë i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, mund të jetë edhe brenda familjes së motrës.
“Sytë e tij kanë parë diçka që unë nuk di çfarë të them, kanë parë diçka që ai është goditur. Për të mbuluar gjithçka është vrarë nipi im”- tha tezja në deklaratën e saj shokuese.
Duhet të jetë një grua në moshë që ndoshta e ka nxitur?
Patjetër që do të ketë brenda.
Çfarë mund të bënte një grua e moshuar?
Nuk ka vrasje pa një shoqërues.
Janë vetëm dyshime apo dini diçka më shumë?
Unë nuk di më shumë. Që kur kam dëgjuar mbrëmë që ka folur se nepërkën e ka brenda në shtëpi.
Ka pasur motra juaj probleme në familje?
Familja e motrës ka pasur problematikë gjithë kohës. S’mund t’i diskutoj të gjitha, por ka pasur shumë. Për ngjarjen e 2006-ës, ajo vajzë ka dalë nudo jashtë në rrugë dhe ka nxjerrë shkumë nga goja. Unë mendoj se nuk ka arsye që ai të vriste Mateon për arsye të xhaxhait. Djali ka qenë dhe herë të tjera në shtëpinë e tij dhe ai s’ka pasur arsye ta vriste. Djali ka parë diçka që nuk duhet ta shihte. Mateo ishte një djalë i zgjuar, i shkathët. Motrën time e ka marrë vjehrra në telefon dhe i ka thënë; çuni ka humbur, nuk po e gjejmë dot. Dua të di se kush ishte ai person që tha; e kam vëllain të sëmur, dua të iki në shtëpi. Nga po dalin këto fakte? Ai djalë u vra, kush i tregoi.
Pse gjithë ky mllef i autorit ndaj Mateos?
Nuk e di. Kemi të gjithë dyshime.