Ballina Aktualitet PIRGOV: S`KA GJURMË FRENIMI, VOZITËSI S`KA MUNDUR TË FLEJË (VIDEO)

PIRGOV: S`KA GJURMË FRENIMI, VOZITËSI S`KA MUNDUR TË FLEJË (VIDEO)

“BIDONAT ME BENZINË, ME SIGURI KJO ËSHTË ARSYEJA PËR DJEGIEN E SHPEJTË TË AUTOBUSIT”

Një nga personat e parë që krahas policisë dhe shërbimeve të zjarrfikësve ka arritur në vendin e fatkeqësisë në Bullgari është Vasko Pirgov, anëtar i Këshillit të Sigurisë të komunës Pernik. Sipas tij, shoferi i autobusit të Besa Trans nuk ka frenuar, sepse në rrugë nuk ka pasur gjurmë frenimi, por është përplasur në bordurën e rrugës për shkak të sinjalizimit të pamjaftueshëm të rrugës. Zjarri, sipas Pirgov, nuk është shkaktuar nga lënda djegëse në autobus, sepse dizeli është më e vështirë të digjeet, por me shumë gjasë nga lënda djegëse që ka qenë në autobus, sepse në Turqi shitet me çmim më të lirë.

Në vendin e fatkeqësisë ka ardhur menjëherë pas ngjarjes, kur zjarrfikësit e kanë shuar autobusin e ndezur, ndërsa policia ka bërë mbikëqyrjen. Me përvojë mbi sigurinë e rrugëve, Vasko Pirgov sqaron çfarë ka parë rreth autubusit vrarës, siç e ka quajtur në bisedë për televizionin bullgar TV Nova.

VASKO PIRGOV, PERNIK

“E para që më bëri përshtypje është se rruga nuk ishte e thatë, si tani, por e lagur sepse po binte shi. Te autobusi nuk kishte as një metër gjurmë frenimi, që do të thotë se shoferi nuk e ka shtypur frenin. E dyta, kam vërejtur se sinjalizimi rrugor, në kalimin nga njëra korsi në tjetrën, ka të ashtuquajtura sinjale “me zë”, të cilat kur goma i shtyp kanë zë karakteristik. Vetëm në një kilometër e gjysmë dhe e kundërta e kemi parë se magjistralja është e ndarë për riparim. Kjo më bën të mendoj se shoferi nuk ka mundur të flejë, sepse nga shkëputja e rrugës deri këtu ka rreth 3-4 minuta. Me aq sa jam i informuar autobusi është prodhuar para tre viteve që përjashton gabim teknik, vetëm 10% lë hapësirë për dështim të mundshëm të frenave.”

Nga çfarë ka mundur të ndizet autobusi dhe të digjet shumë shpejt?

VASKO PIRGOV, PERNIK

“Dizeli është lëndë që vështirë digjet, por nga ato shkëndija që janë paraqitur nga fërkimi i hekurit me hekur është krijuar një mjegull, re, nga avullimi i dizelit, besoj se kjo fillimisht ka hyrë në kabinë dhe i ka mbytur udhëtarët brenda. Dikush thotë se ka parë bidona, që mund verifikohet shumë lehtë dhe besoj se organet hetimore do ta bëjnë këtë. Në Turqi inflacioni është shumë i lartë dhe lëndët djegëse janë më të lira, supozoj se në qoftë se ka psur një ose dy bidona me benzinë ai është ndezur shpejt, nga një shkëndijë e vogël. Për pesë minuta është djegur, fundi i këtyre njerëzve ka qenë fatal.”

Pirgov shton se kjo pjesë e magjistrales Struma, në vend të shpejtësisë maksimale të lejuar 120 kilometra në orë, për shkak të mënyrës si është ndërtuar dhe të frekuencës, të kufizohet në shpejtësi maksimale 60 deri 90 kilometra në orë./KlanMacedonia/