Ballina Aktualitet Lajme Incident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, afër urës së Treboshit

Incident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, afër urës së Treboshit

Mbrëmë (23 nëntor), rreth orës 23:15 minuta, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë, duke kryer punët zyrtare, në aitostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të mbikalimit të Treboshit, kanë ndaluar veturën “Mercedes” me targa të Tetovës, të drejtuar nga 41- vjeçari me inicialet M.R. nga Merova e Tetovës, ku në veturë kishte qenë edhe një person tjetër. Pas ndalimit, M.R. papritmas e ka ndezur veturën dhe ka tentuar të përplas dy policët, kurse gjatë largimit ka dëmtuar dy vetura zyrtare të SPB-Tetovë dhe është larguar, ndërsa policët kanë shtënë disa  p l u m b a  paralajmërues në ajër.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

VIDEO BONUS:

Seanca e dytë e Këshillit të Komunës së Tetovës | Borxhi total i Komunës së Tetovës 24 milionë euro

@tn.lajmelokale
@tetovanews