TV21 është në Pirok të Tetovës ku do të qëndrojë afër famijarëve të cilët thuhet se humbën jetën në aksidentin në Bullgari.
Pesë nga 46 viktimave në tragjedinë në Bullgari janë nga Tetova, tre janë të qytetit dhe dy prej fshatrave.
Dy viktima janë pikërisht nga fshati Pirok. Dy motrat janë nga Gradeci, janë të martuara në një familje në Pirok dhe janë të moshës 53 e 54-vjeçare.
Familjarët më të ri në moshë tashmë kanë marrë lajmin e kobshëm për humbjen e të afërmeve.
“Po presim të marrim informacione të sakta për trupin e tyre. Ende nuk e dimë kur do të arrijnë në vend”, thanë familjarët për TV21.