Ballina Aktualitet Zyrtari i lartë shtetëror humbi motrën dhe dhëndrin në aksidentin tragjik në...

Zyrtari i lartë shtetëror humbi motrën dhe dhëndrin në aksidentin tragjik në Bullgari!

Në mesin e viktimave në tragjedinë në Bullgari është motra dhe dhëndri i zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për të Ardhura Publike, Abduselam Selamit.

Këtë e ka bërë të ditur Selami nëpërmjet profilit të tij në Facebook.

“Ah motër ma djege shpirtin, mbretëresha ime e madhja😢Në duart tua i rita, me nënën të zëvendsoja, kshillat e tua sa më ndihmuan në jetë, sa ju gëzoje sukseseve tona, na ike pa u përshëndetur! Familjarë, miq, shokë në aksidentin që ndodhi në Bulgari të ju njoftoj se në mesin e 46 engjujve ishin edhe motra ime e madhe Fevzija dhe dhëndri im Ibrahimi. Për varrimin do jeni të informuar”, shkroi Selami, transmeton TV21.

Ndërkaq, mëngjesin e sotëm një tragjedi ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgaria, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë.

Në aksident jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë.

https://youtu.be/PnUa9srunC4

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews