Ballina Aktualitet Dëshmia nga autobusi tjetër i Besa Trans-Shkup: Kur u kthyem morëm vesh...

Dëshmia nga autobusi tjetër i Besa Trans-Shkup: Kur u kthyem morëm vesh se në aksident ishin 45 të vdekur

Meta.mk kontaktoi me një nga qytetarët që ishin në ekskursion treditor me “Besa Trans-Shkup” në Stamboll. Bashkëbiseduesi, i cili kërkoi të mbetet anonim tha se po udhëtonte me autobusin që ndodhej para autobusit që u dogj nga ku 45 persona humbën jetën mëngjesin e sotëm në autostradën “Struma”.

Ai tha se aksidentin e autobusit në Bullgari e morën vesh kur ishin afër kufirit me shtetin, kur një vajzë u tha se kishte probleme me autobusin tjetër dhe tha se shpresonte të mos kishte të vdekur. Ata zbuluan se në autobusin tjetër kishte rënë zjarr, por menduan se ishte një zjarr i vogël. Numrin e të vdekurve e kanë marrë vesh përmes rrjeteve sociale vetëm pas kthimit në vend.

https://youtu.be/TYvQ51XVDLo

Sipas dëshmisë së pasagjerit, gjatë rrugës për në Stamboll kanë udhëtuar me tjetër autobus, ndërsa në kthim për në Maqedoninë e Veriut kanë udhëtuar me autobus tjetër. Sipas deklaratës së bashkëbiseduesit , dy autobusët që kanë udhëtuar për dhe nga Stambolli nuk kanë pasur probleme teknike.

Pasagjeri tha se në autobus ishin dy shoferë, të cilët ishin profesionistë. Megjithatë, ai tregon se kompania nuk ishte e sigurt, gjegjësisht sipas tij nuk ishin serioz.

Mëngjesin e sotëm Portalb.mk ka tentuar të kontaktojë disa herë përmes telefonit me “Besa Trans- Shkup”, por pa përgjigje. Familjarët e udhëtarëve që me këtë agjenci kanë shkuar në Stamboll, që nga mëngjesi i sotëm presin para dyerve të mbyllura të agjencisë në Shkup.

https://youtu.be/iuwamWuEDow

@tn.lajmelokale
@tetovanews