Ballina Aktualitet Ekonomi Rënie rekord e vlerës së lirës turke kundrejt dollarit dhe euros

Rënie rekord e vlerës së lirës turke kundrejt dollarit dhe euros

Lira turke ka rënë sërish kundrejt dollarit amerikan dhe euros. Analistët konsiderojnë si shkak përqindjen e ulët të interesit dhe politikat monetare që ndjek presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Lira turke ka rënë në një nivel rekord duke arritur ditën e martë 12,25 kundrejt dollarit amerikan dhe 14,03 kundrejt euros.

Lira turke është monedha që ka pasur aktivitetet më të dobta sivjet në tregun e monedhave. Ajo ka humbur 40 përqind të vlerës këtë vit, përfshirë humbjen 17 për qind me fillimin e kësaj jave.

Pjesa më e madhe analistëve mendojnë se kjo ka të bëjë me devalvimin e papërgjegjshëm monetar dhe përqindjet e ulta të interesit, politika që mbështeten nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili ka ushtruar presion politik ndaj Bankës Qendrore të vendit.

Qytetarët e thjeshtë janë duke vuajtur nga rritja e shpejtë e inflacionit, e cila shkakton pasiguri në shoqëri. Inflacioni është rritur më 2021 me 20 përqind në Turqi dhe zhvleftësimi i monedhës ka gëlltitur rrogat dhe kursimet e njerëzve.

Erdogani mbron uljet e mëdha të përqindjes së interesit dhe premton të fitojë “luftën ekonomike për pavarësi” megjithëse gjithnjë e më shumë ekonomistë konservatorë nuk e pranojnë qasjen e tij.

Ish- zëvendësdrejtori i Bankës Qendrore, Semih Tumen i shkarkuar muajin e kaluar nga Erdogani, shkruajti në twitter: “Ky eksperiment jorracional, që nuk ka asnjë shans të fitojë, duhet abandonuar menjëherë dhe ne duhet të kthehemi tek politikat cilësore që mbrojnë vlerën e lirës turke dhe sjellin prosperitet për njerëzit në Turqi.”

Ndërkohë që lira është duke rënë, indeksi kryesor i bursës turke u rrit me 1,5 përqind, me gjasë sepse investitorët ndërkombëtarë janë përpjekur të përfitojnë nga kursi i mirë i këmbimit me monedhat e zhvleftësuara.

@tn.lajmelokale
@tetovanews