Ballina Bota Stuhi e tmerrshme breshri në Afrikën e Jugut! Lumenjtë e akullt vërshojnë...

Stuhi e tmerrshme breshri në Afrikën e Jugut! Lumenjtë e akullt vërshojnë qytetin Klerksdorp (VIDEO+FOTO)

Një stuhi e madhe breshri përfshiu rajonin e qytetit Klerksdorp të Afrikës së Jugut. Videot e publikuara në rrjetet sociale shfaqin pamjet e pabesueshme të kësaj stuhie. Qyteti zbardhet nga breshri dhe rrugët përmbyten nga lumenjtë e akullt.

Klerksdorp ndodhet në North West Province të Afrikës së Jugut. Klerksdorp dikur ishte qyteti më i madh në këtë krahinë, i vendosur në jug-lindje të Mahikeng. Klerksdorp ishte gjithashtu kryeqyteti i parë i Republikës së atëhershme Transvaal dhe dikur ishte shtëpia e bursës së parë të aksioneve në rajon. Ai u bë një qytetet e rëndësishëm tregtare që lidh Kimberley-n me Johannesburgun. Qyteti u bë shtëpia e një përzierje fermerësh, minatorësh dhe emigrantësh që u shërbenin dy industrive./TetovaNews

https://youtu.be/0JMH_AQgRJo

FOTO:

@tn.lajmelokale
@tetovanews