Sekretari gjeneral i ASH-së Arben Taravari është deklaruar pasi depueuti Kastriot Rexhepi nuk u paraqit në mbledhje të Parlamentit.
Taravari deklaroi se kanë zëvendësim për deputetin Kastriot Rexhepi, i cili në moment të fundit ndryshoi qëndrim dhe nuk do ta mbështesë rrëzimin e Qeverisë.
Ai deklaroi se deri në ora 7:30 çdo gjë ka qenë në rregull, ndërsa shtoi se “këto janë metodat komuniste të pushtetit”.
Me siguri ka presione, kemi biseduar në ora 7:30 me deputetin dhe çdo gjë ka qenë në rregull. Mendoj se kemi zëvendësim dhe do të ketë zgjidhje për këtë punë. Nuk mund të tregoj emrat e deputetëve, pasi e dini mbrëmë ka pasur presione të hatashme. Por nuk ka ku shkon, kjo qeveri do të bie”, deklaroi Taravari.