Së paku 46 persona kanë vdekur në një aksident autobusi në Bullgari në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, kanë konfirmuar të martën zyrtarë të këtij shteti.
Kreu i shërbimit të kontrollit të fatkeqësive të vendit, Nikolay Nikolov, tha se “45 ose 46 njerëz vdiqën” në aksidentin, i cili ndodhi rreth orës 02:00 në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.
“Shtatë pasagjerë u shpëtuan” dhe u evakuuan në një spital në kryeqytet, tha Nikolov. Ata ishin dy gra dhe pesë burra. Raportohet se pesë fëmijë ishin midis atyre që humbën jetën në aksident.
“Të mbijetuarit janë të traumatizuar, kanë humbur të afërmit, fëmijët. Ata u hodhën nga dritaret”, tha Maya Arguirova, drejtuese e qendrës së trajtimit të djegieve ku u transportuan.
Autobusi, i cili ishte i regjistruar në Maqedoninë e Veriut dhe po udhëtonte nga Stambolli në Shkup, ka shpërthyer në flakë pasi është përplasur.
Ndërkohë që shkaku i aksidentit në këtë fazë nuk mund të përcaktohet.
“E vetmja gjë që është e qartë është se autobusi kishte targa maqedonase”, tha kryeministri bullgar në detyrë Stefan Janev, i cili vizitoi vendin e ngjarjes dhe refuzoi të jepte detaje për kombësinë e viktimave.
“Kjo është një tragjedi. Ne nuk e dimë nëse të gjitha viktimat janë nga Maqedonia e Veriut, por supozojmë se mund të jetë diçka e tillë sepse autobusi është i regjistruar në këtë vend”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
https://youtu.be/s1Fm4K0zVVU
Kjo është lista me emrat e pasagjerëve që ishin në autobusin e aksidentuar në Bullgari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Sofje të Bullgarisë, ku si pasojë kanë vdekur 46 persona dhe 7 kanë mbetur të lënduar.
Lista e emrave të personave që ishin në këtë autobus:
Memedi Kadri-1967
Shiroki Muhsin-1989
Ljupço Zafirov –
Luan Ahmeti – 2017
Xhihan Ahmeti-1985
Alban Ahmeti-2017
Avni Ahmeti -1985
Ibraim Rustemi – 1967
Fevzije Rustemi -1971
Alejna Amedi – 2000
Halime Fejzullahu – 1971
Hamije Haliti – 1970
Nermije Haliti – 1968
Sumeja Brava – 1994
Naxhije Abdulloska – 1950
Albina Beluli – 1998
Gazmend Ukali – 1994
Hatixhe Islami – 1960
Mexhide Iseni-1958
Hamdi Iseni – 1962
Almira Ramanovska – 1984
Enis Ramanovski – 1980
Rabija Sali – 1960
Zilija Mustafovska – 1973
Sade Mustafovski – 1971
Belma Jahi – 2014
Ramiz Jahi – 2001
Fikrije Iseni – 1982
Anisa Iseni – 2007
Razije Jahi – 2009
Anesa Muhaxheri – 2004
Ergin Jahi – 2007
Omer Jahi – 2010
Erda Muhaxheri – 2006
Ajla Jahi – 2007
Senije Jahi – 1986
Amiet Jahi – 1976
Medina Lutfiu – 1996
Lulzim Sulejmani – 1995
Shefija Osmanova – 1958
Alja Fera – 1998
Jehona Sali – 2000
Zulejha Jasharovska – 2005
Elmedin Pajazitovski – 2005
Gjula Jasharovska – 1972
Gjulizarka Pajazitovska – 1973
Ilmija Jasharovska – 1999
Ebip Pajazitovski – 1972
Visar Aliti – 1998
Minir Jasharovski – 1971
Orhan Aliti – 1976
Autobusi që u aksidentua në orët e hershme të mëngjesit në Bullgari, ku humbën jetën të paktën 46 persona, është i agjencisë “Besa Trans”, e cila organizon turne turistike dhe tregtare drejt Stambollit.
Sipas informacioneve të para me autobusin në fjalë udhëtonin kryesisht persona të moshës së re të cilët ktheheshin nga një ekskursion.
Më herët kryeministri Zoran Zaev tha për MIA-n se kjo është një tragjedi e tmerrshme ku 12 fëmijë janë nën moshën 18 vjeçare, ndërsa të tjerët janë të rinj rreth moshës 20-30 vjeçare.
Viktimat e aksidentit janë nga Shkupi, Manastiri, Strumica dhe Velesi
Viktimat nga aksidenti rrugor, i cili ndodhi në Bullgari, janë nga Shkupi, Strumica, Manastiri dhe Velesi, njofton btvnovinite.bg.
Sipas btvnovinite.bg. nga këto qytete janë organizuar ekskurzionet.
Në aksidentin rrugor në Bullgari kanë ndërruar jetë 46 persona, ndërsa 7 kanë shpëtuar. NJë 17 vjeçare dhe 6 të rritur janë hospitalizuar në një Spitalin Porogov në Bullgari dhe janë jashtë rrezikut për jetë. /SHENJA/
https://youtu.be/_4ZJ_2teu4I
Të paktën 46 persona kanë vdekur pasi një autobus është aksidentuar dhe është djegur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma” njofton agjencia bullgare BGNES. Autobusi mban targat e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.
Incidenti ndodhi rreth orës 02:00 pas mesnate pranë fshatit Bosnek, në jug-perëndim të kryeqytetit të Sofjes.
“Fëmijët janë në mesin e viktimave”, tha zyrtari i ministrisë Nikolai Nikolov për televizionin BTV.
Mes të vdekurve ka 12 të mitur, mes tyre dy binjakë. Në aksident ka humbur jetën edhe shoferi.
Shkaku i përplasjes së busit dhe zjarrit në të po hetohet. Mediat lokale thonë se mund të ketë goditur ndonjë parmak apo shtyllë mbrojtëse në rrugë.
Raportohet se shtatë persona u dërguan në spital me djegie. 5 persona, 2 gra dhe 5 burra, kanë shpëtuar dhe janë vendosur në spitalin “Pirogov”.
Dy janë me djegie në duar, të tjerët me plagë. Kështu tha prof. Maya Argirova, shefe e klinikës së djegieve në Pirogov, për viktimat e aksidentit me autobusin nga Maqedonia. Viktima e shtatë kishte frakturë në kofshë dhe ishte vendosur në Traumatologji.
Njerëzit janë në traumë të rëndë, kanë humbur të afërmit, fëmijët. Ata u hodhën nga xhamat e autobusit, prej nga kanë marrë lëndimet, shtoi Argirova. Ata janë sjellë në spital pas orës 3.
Autobusi ka shkatërruar rreth 50 metra të gardhit mbrojtës, u tha gazetarëve kryetari i Pernikut, Stanislav Vladimirov.
Kreu i Maqedonisë në Bullgari
Kryeministrit Zoran Zaev, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani dhe i shëndetësisë, Venko Filipçe janë në Bullgari.
Sipas ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, udhëtarët po ktheheshin në Shkup nga një udhëtimi i fundjavës në qytetin turk të Stambollit.
Ai tha se agjencia turistike që i ka bartur udhëtarët është nga Shkupi.
Zona përreth vendit ku ndodhi incidenti është e mbyllur.
Pas mbërritjes në vendngjarje, ministri i Brendshëm bullgar Bojko Rashkov tha se trupat e viktimave ishin “të djegura plotësisht”, raporton BTV.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tashmë ka kontaktuar homologun e tij bullgar për të diskutuar incidentin. Ai ka vizituar të mbijetuarit.
Përplaset dhe merr flakë autobusi në Bullgari, vdesin 46 persona, kryesisht turistë nga Maqedonia e Veriut
Të paktën 46 persona, shumica prej të cilëve turistë nga Maqedonia e Veriut, humbën jetën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore.
Sipas zyrtarëve vendas ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.
Kreu i shërbimit të kontrollit të fatkeqësive të vendit, Nikolay Nikolov, tha për mediat se “45 ose 46 njerëz humbën jetën” në aksident ndërsa 7 pasagjerë u shpëtuan dhe u evakuuan në një spital në kryeqytet.
Ende nuk është përcaktuar shkaku i aksidentit në këtë fazë.
Sipas kanalit BTV, në automjetin, i cili kishte ardhur nga Stambolli dhe ishte nisur për në Shkup, ndodheshin 12 fëmijë.
“Kjo është një tragjedi. Ne nuk e dimë nëse të gjitha viktimat janë nga Maqedonia e Veriut, por supozojmë se është e tillë sepse autobusi është i regjistruar në vend”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një intervistë për Nova TV.
Një zyrtar nga spitali i urgjencës së Sofjes tha se shtatë personat që merrnin trajtim ishin hedhur nga autobusi që digjej. Të gjithë ishin në gjendje të qëndrueshme.
Ndërkohë ministri i Brendshëm bullgar Bojko Rashkov, i cili ishte në vendin e aksidentit ishte bashkë me kryeministrin bullgar Stefan Janev, tha se shkaqet e aksidentit do të sqarohen gjatë hetimit.
Ai ka theksuar se përveç autobusit të djegur kanë qarkulluar edhe tre autobusë të tjerë. Autobusi i aksidentuar lëvizte i fundit. Bankina në autostradë është shkatërruar nga autobusi dhe ka shumë mundësi që zjarri të ketë ndodhur në kontakt të autobusit me gardhin mbrojtës, tha Rashkov.