Ballina Top Lajm Tragjedia e autobusit me shqiptarë në Bullgari, çfarë shkruan presidenti rus, Vladimir...

Tragjedia e autobusit me shqiptarë në Bullgari, çfarë shkruan presidenti rus, Vladimir Putin?

Për aksidentin tragjik të autobusit me shqiptarë në Bullgari ka reaguar edhe presidenti rus Vladimir Putin.

Putin i përcolli homologut maqedonas Stevo Pendarovski ngushëllimet e tij për aksidentin tragjik që i mori jetën 45 shtetasve të Maqedonisë Veriore, shumica shqiptarë.

“Ju lutemi pranoni ngushëllimet tona më të thella lidhur me vdekjen e qytetarëve të vendit tuaj, duke përfshirë fëmijë dhe adoleshentë, në një aksident rrugor në Bullgari”, thuhet në tekstin e telegramit të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit.

Putin kërkoi që “të përcjellë ngushëllimet por edhe mbështetjen e sinqertë për familjet dhe miqtë e viktimave, si dhe urimet e tij për një shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”.

45 persona, kryesisht shtetas të Maqedonisë së Veriut, u dogjën të gjallë pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përfshi nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë ndërsa shtatë vetë i kanë mbijetuar aksidentit dhe janë dërguar për trajtim në një spital të kryeqytetit bullgar, Sofje.

Edhe në botën tjetër bashkë, çifti shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik në Bullgari

Dy prej viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari sot janë çifti shqiptar Gazmend Ukali me të fejuarën Albina Beluli.

Gazmend Ukali, festoi ditëlindjen e tij të 27-të dhe të fundit me  23-vjeçaren Albina Beluli, në Stamboll, para se të përfshiheshin në aksidentin tragjik që u mori jetën teksa po ktheheshin të relaksuar nga pushimet.

Gazmendi nga Kërçova dhe Albina nga Tetova ishin në mesin e 46 viktimave të konfirmuara nga aksidenti.

Gazmendi ishte pjesë e zyrës së kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ndërsa ishte ky i fundit i cili e konfirmoi vdekjen e të riut, duke shprehur edhe keqardhjen e thellë për këtë tragjedi të madhe.

Ukali ishte anëtar i Këshillit Rinor të Komunës së Kërçovës në vitin 2015.

Të mbijetuarit e aksidentit në Bullgari tregojnë se si ka ndodhur rasti: Theva xhamin me çekan, kishte piskama dhe tym

I mbijetuari nga Presheva në aksidentin tragjik në Bullgari, Lulzim Sulejmani në një deklaratë për “Alsat-M” tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 2 të natës.

“Kam qenë personi i vetëm i zgjuar dhe krejt rastin e kam pa me sy se si ka ndodhur”, tha Sulejmani.

Ai tha se ka qenë në pjesën e majtë të autobusit dhe ka parë se si autobusi po shkon në pjesën e djathtë drejt bankinës.

“S’kam mundur të nxjerr zë dhe kur goditi bankinën, u dëgjua një krismë e madhe”, tha Sulejmani.

Ai shtoi se menjëherë u përhap flaka dhe tymi i zi, ndërsa autobusi pas 20 metrave është ndalur.

“Nisi panik i madh, kishte piskama u bë krejt tym, por për fat të mirë mora çekanin dhe thyva xhamin. Unë dola i pari, kan dalë edhe 5 persona tjerë dhe pastaj nusja ime. Ajo s’ka mundur të hecë dhe kam mbajtur 150 metra në krah për të ikur nga shpërthimi i mundshëm nga autobusi dhe më pas nuk dëgjova asnjë zë”, tha Sulejmani.

Ai po ashtu theksoi se shoferët janë zëvendësuar me njëri tjetrin./Telegrafi/

https://youtu.be/qV8MUxZvn8U

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë konfirmim zyrtar nga institucionet kompetente të Republikës së Bullgarisë për shtatë udhëtarët të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik në Bullgari, në magjistralen “Struma” afër Sofjes, transmeton Portalb.mk.

Më poshtë keni listën e udhëtarëve të lënduar, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe për momentin janë të shtruar në Spitalin shtetëror të Sofjes, “Pirogov”.

Ebip Pajazitovski (24.09.1972), shtetas i Maqedonisë së Veriut
Gjula Jasharovska (16.06.1972), shtetas i Maqedonisë së Veriut
Zulejha Jasharovska (12.05.2005), shtetas i Maqedonisë së Veriut

Мinir Jasharovski (06.01.1971), shtetas i Maqedonisë së Veriut
Medina Lutvij (21.05.1996), shtetas i Maqedonisë së Veriut
Lulzim Sulejmani (04.05.1995), shtetas i Serbisë
Orhan Aliti (12.04.1976), shtetas i Belgjikës

Ndryshe, të paktën 46 persona kanë vdekur pasi një autobus është aksidentuar dhe është djegur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”. Autobusi mban targat e Maqedonisë së Veriut. Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.

Emrat e udhëtarëve që ishin në autobusin e aksidentuar në Bullgari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Sofje të Bullgarisë, ku si pasojë kanë vdekur 46 persona dhe 7 kanë mbetur të lënduar.

Lista e emrave të personave që ishin në këtë autobus:

Memedi Kadri-1967

Shiroki Muhsin-1989

Ljupço Zafirov –

Luan Ahmeti – 2017

Xhihan Ahmeti-1985

Alban Ahmeti-2017

Avni Ahmeti -1985

Ibraim Rustemi – 1967

Fevzije Rustemi -1971

Alejna Amedi – 2000

Halime Fejzullahu – 1971

Hamije Haliti – 1970

Nermije Haliti – 1968

Sumeja Brava – 1994

Naxhije Abdulloska – 1950

Albina Beluli – 1998

Gazmend Ukali – 1994

Hatixhe Islami – 1960

Mexhide Iseni-1958

Hamdi Iseni – 1962

Almira Ramanovska – 1984

Enis Ramanovski – 1980

Rabija Sali – 1960

Zilija Mustafovska – 1973

Sade Mustafovski – 1971

Belma Jahi – 2014

Ramiz Jahi – 2001

Fikrije Iseni – 1982

Anisa Iseni – 2007

Razije Jahi – 2009

Anesa Muhaxheri – 2004

Ergin Jahi – 2007

Omer Jahi – 2010

Erda Muhaxheri – 2006

Ajla Jahi – 2007

Senije Jahi – 1986

Amiet Jahi – 1976

Medina Lutfiu – 1996

Lulzim Sulejmani – 1995

Shefija Osmanova – 1958

Alja Fera – 1998

Jehona Sali – 2000

Zulejha Jasharovska – 2005

Elmedin Pajazitovski – 2005

Gjula Jasharovska – 1972

Gjulizarka Pajazitovska – 1973

Ilmija Jasharovska – 1999

Ebip Pajazitovski – 1972

Visar Aliti – 1998

Minir Jasharovski – 1971

Orhan Aliti – 1976