Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar që sa më parë organet e rendit të zbulojnë autorët e krimit të rëndë në Gllogjan të Deçanit, ku si pasojë e gjuajtjes me armë të zjarrit, tre persona kanë humbur jetën, dy prej të cilëve nxënës.
Konjufca përmes një postimi në Facebook, ka thënë se autorët e krimit duhet të sillen sa më shpejt para drejtësisë.
“Sonte u tronditem nga rasti tragjik i cili ndodhi në Gllogjan të Deçanit. Nga lajmet qe po lexojmë deri tani, kanë humbur jetën tre qytetarë ku dy prej tyre janë fëmijë. Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave nga kjo ngjarje me përmasa kriminale. I nxis organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i sjellin ata para drejtësisë. Orët janë të gjata”, shkruan Konjufca.
https://youtu.be/UhbNMnZBpPk
Shkon në katër numri i të vrarëve në Gllogjan të Deçanit (VIDEO)
Në fshatin Gllogjan të Deçanit para pak minutash dyshohet se ka ndodhur të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.
Express merr vesh nga burime se përveç shoferit të autobusit dhe dy nxënësve, ka vdekur edhe kondukteri i autobusit.
Nxënësja ka vdekur në spital, ndërsa shoferi i autobusit në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi ka konfirmuar për Express se ka të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.
“Dyshohet se ka te shtena me arme zjarri ne drejtim te nje autobusi me nxenes, prokurorja kujdestare eshte nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes”.
Kryetari i fshatit Gllogjan, Mustafë Selmani thotë se dy nxënës dhe shoferi i autobusit që u sulmua sonte janë vrarë. Ai thotë se fëmijët kanë treguar se një person i maskuar ka sulmuar autobusin me kallashnikov.
“Shoferi ka qenë i vdekur dhe këta dy fëmijë i kemi çuar në spital por s’kanë pasur shenja jete”, tha ai për T7.
“Fëmijët thonë se dikush ka dalë përpara dhe ka gjujt kallash. Ka qenë njeri me maskë dhe ia ka gjujt autobusit kallash”, shpjegoi ai.
“Një njeri me maskë ka qenë dhe i ka gjujt autobusit kallash”, tha Selmani.
“Një ka qenë, fëmijët tjetër s’kanë pa fëmijët”, theksoi Selmani.
Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj ka konfirmuar se tre persona janë vrarë sonte pas gjuajtjes me armë zjarri ndaj autobusit që po barte nxënësit.
“Shoferi ka vdekur në vend derisa dy prej nxënësve kanë ndërruar jetë në spital”, tha Ramosaj.
Ramosaj tha se autobusi po barte nxënësit nga Gjakova për në Deçan.
Ai tregoi se dy nxënësit, një djalë dhe një vajzë janë nga fshati Gllogjan, dhe mbiemrat e tyre janë Mustafaj dhe Hamzaj.
Reagon Ramush Haradinaj pas tragjedisë në Deçan
Lideri i AKR-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë dy nxënëse dhe shoferi I autobusit nga gjuajtja me armë nga disa personave.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka apeluar organet e rendit që sa më parë ta zbulojnë autorin e këtij veprimi.
“I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës. Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne. Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre. Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë”.
Njoftimi i Prokurorisë:
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejes, Shkodran Nikqi ka konfirmuar se ka të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.
“Dyshohet se ka te shtena me arme zjarri ne drejtim te nje autobusi me nxenes, prokurorja kujdestare eshte nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes”.
“Jashtëzakonisht i tronditur me ngjarjen e ndodhur qaste me parë në Gllogjan të Deçanit, ku nga persona të panjohur është sulmuar me armë zjarri autobusi që ka bartur nxënësit, ku si pasoj kanë ndrruar jetë 3 pasagjerë e disa të lenduar!
Në këto momente të vështira jemi me familjarët e të ndjerëve dhe të lënduarve, ndajm dhimbjen me ta, lusim Zotin të ua dergoj forcen ta përballojnë dhimbjen!
Nderesa të plagosurve ju urojm sherim të shpejt!
Lusim Zotin që raste të tilla makabre të mos përseriten kurr, e keqbëresit të marrin denimin e merituar nga drejtesia!
Qendoni të fortë Gllogjan!
Keni perballuar gjithmonë momente të veshtira!
Zoti ju forcoftë!
Jemi me ju!”
(Huazuar nga Hajdar Sutaj)