Forca të shumta të Policisë së Fierit kanë blinduar Gjykatën e këtij qyteti pasi sot do të jepet masa e sigurisë për Klodian Çalamanin, autorin e v r a s j e s së djalit 8 vjeçar M a t e o V a s i u. Aty ndodhet dhe një numër i madh familjarësh.
Prindër dhe familjarë të afërt të Matesos së vogël kanë shkuar të shumtë në ambentet e Gjykatës dhe kanë shqyer derën kryesore. Ata kanë hyrë në ambientet e brendshme dhe kanë kërkuar v r a s ë s i n e djalit të tyre.
“Ku e keni fshehur maskarain. Do ta v r a s i m”, dëgjohet të thonë familjarët e vogëlushit.
Sot në orën 10.00 është caktuar që të jepet masa e sigurisë për Klodian Çalamanin. AI akuzohet për veprën p e n a l e “V r a s j e në rrethana cilësuese, ndaj të m i t u r v e”. Vepër e cila d ë n o h e t me 20 vjet b u r g deri në b u r g i m të përjetshëm.