Policia arrestoi personin me inicialet A.I. (46 vjeç) nga fshati Saraj, i dyshuar për vjedhje.
MPB-ja informon se gjatë ditës së djeshme në ora 12:30, në rrugën “Dimitrie Çupovski” në Shkup, personi me inicialet A.I. është privuar nga liria pasi paraprakisht në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” kishte marrë para dhe një celular nga personi G.J. (52) nga Shkupi. Sendet e konfiskuara i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit dhe në një bisedë zyrtare në stacionin policer A.I. pranoi veprën, transmeton Tetova News.
MPB njoftoi se për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik, i cili pas dokumentimit të plotë të rastit kundër A.I. do të bëjë kallëzim përkatës.