Maqedonia e Veriut nuk parashikon masa të reja kufizuese në luftën kundër COVID-19 gjatë periudhës së festave të fund vitit. Personat që do hyjnë në territorin e vendit tonë duhet vaksinuar me dy doza të cilësdo vaksinë anti-COVID19, test negativ PCR në rastet kur personi nuk është i vaksinuar ose paraqitja e një certifikate e cila vërteton se personi ka kaluar virusin para 45 ditëve. Ndërsa për qytetarët e Maqedonisë që cilët do udhëtojnë jashtë vendit rregullat ndryshojnë varësisht nga shteti ku hyjnë, megjithatë dokumenti i domosdoshëm që duhet të kenë për të hyrë në BE është Certifikata Digjitale COVID19 e miratuar nga BE, shkruan Portalb.mk.
Është fakt se pandemia COVID19 ka ndryshuar mënyrën se si festojmë, madje dhe ka kufizuar lëvizjen e njerëzve. Gjatë këtyre 3 viteve në luftë me pandeminë edhe pse lëvizja është kufizuar shumë, nuk ka arritur të ndalohet plotësisht, njerëzit gjithmonë i përshtatën rregullave dhe masave të autoriteteve. Ndryshe nga vitet e kaluara, për festat e fundvitit në vendin tonë nuk parashikohen masa restriktive.
“Tani për tani nuk mendojmë për masa kufizuese shtesë, masat deri tani janë të mira, kufizimet e tanishme mendoj se mjaftojnë edhe në prag të festave sepse grupime të tilla nëpër vende publike ka gjithkund, edhe tash sa nuk janë festat, nuk shoh pse që në mënyrë specifike vetëm për festat e fundvitit të vendosim ndonjë kufizim shtesë, mbledhje tani para vitit të ri në mënyrë tradicionale ka gjithkund” tha ministri i Shëndetësisë në RMV, Venko Filipçe.
Pra, kjo nënkupton se nuk do të ketë kufizim të lëvizjes brenda vendit, lokalet gastronomike do punojnë me rregullat e njëjta dhe nuk do të ketë kufizime në grupimet e njerëzve.
Çfarë duhet të dimë për udhëtimet në vendet e BE-së?
Përhapja e variantit të ri të COVID19 “Omicron” ka bërë që shumë vende të botës të ndërmarrin masa të reja kufizuese. Diku masa më të ashpra e diku më pak, rregullat ndryshojnë varësisht nga vendi ku udhëtoni. Si do që të jetë, dokumenti kryesor që duhet të keni me vete gjatë udhëtimeve në BE është Certifikata Digjitale COVID19 të BE-së.
Certifikata digjitale COVID19 e BE-së është provë digjitale se një person:
- Është plotësisht i vaksinuar ndaj COVID19
- E ka kaluar sëmundjen COVID19
- Posedon rezultat negativ të testit COVID19
Certifikata digjitale e BE-së lëshohet nga autoritetet vendore shëndetësore të secilit shtet që është pjesë e sistemit të Certifikatave digjitale COVID19 në Bashkimin Evropian. Pjesë e listës janë të gjitha vendet e BE-së dhe zonës Shengen, si dhe oshtetet evropiane.
Deri më tani, 33 vende (dhe territore) jo-anëtare të BE-së i janë bashkuar sistemit të certifikatave digjitale të BE-së për COVID. Përveç Kosovës dhe Bosnjës të gjitha vendet e Ballkanit janë të kyçura në sistemin e BE-së për lëshimin e certifikatave digjitale COVID19. Kjo certifikatë jepet në formë digjitale, por mundet edhe të printohet. Duhet patjetër të ketë QR kodin, jepet falas nga autoritetet shëndetësore, duhet të jetë në gjuhën kombëtare dhe angleze dhe është valide në çdo vend të BE-së.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët janë vaksinuar plotësisht me një nga vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe kanë një certifikatë vaksinimi të lëshuar nga autoritetet në vendin e tyre, pra Ministria e Shëndetësisë, mund të hyjnë në vendet e BE-së sipas të njëjtave rregulla si të gjithë shtetasit e BE-së.
Vaksinat e aprovuara nga EMA janë:
- Comirnaty (BioNTech and Pfizer) – aprovuar më 21 dhjetor, 2020.
- Spikevax (Moderna) – aprovuar më 1 janar, 2021.
- Vaxzevria (AstraZeneca) – aprovuar më 29 janar, 2021.
- COVID-19 Vaccine Janssen – aprovuar më 11 mars, 2021.
- COVID vaksina Novovax – aprovuar më 20 dhjetor, 2021
Vaksinat në vijim janë në shqyrtim nga EMA dhe akoma nuk janë aprovuar, si pasojë këto vaksina nuk pranohen nga vendet e BE-së.
- Sputnik V,
- Sinovax/Sinopharm
- Vidprevtyn (Sanofi Pasteur)
- VLA2001 (Valneva)
Megjithatë, udhëtarët nga nga Maqedonia, por edhe shtete tjera, duhet të jenë të vetëdijshëm se nëse kanë kaluar 270 ditë nga doza e tyre përfundimtare e vaksinimit, certifikata e tyre nuk është më e vlefshme pasi Komisioni i BE-së ka vendosur të vendosë një periudhë vlefshmërie për certifikatat e vaksinimit prej nëntë muajsh pas dozës përfundimtare. Sipas Komisionit të BE-së, deri më tani në BE janë lëshuar rreth 820 milionë Certifikata Dixhitale të BE-së për COVID.
Sa i përket rregullave dhe kritereve tjera për hyrje në një vend të BE-së, në faqen schengenvisainfo.com gjeni informacion të saktë për secilin vend në veçanti.
Si gjenerohet certifikata digjitale e BE-së në Maqedoninë e Veriut?
Për të gjeneruar një certifikatë të vlefshme digjitale të EU-së ju duhet të jeni të regjistruar në portalin e vaksinimit të hapur nga Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë dhe duhet të jeni të vaksinuar me dy doza të njërës nga vaksinat e miratuara nga EMA (të theksuara më lartë) ose ta keni kaluar sëmundjen COVID19. Pasi hapni profilin tuaj në portalin e vaksinimit ju duhet të klikoni mbi opsionin certifikata “EU digital COVID19”, pasi është gjeneruar certifikata ju keni mundësi që në formë PDF ta zbrisni në telefon ose PC dhe sipas dëshirës të njëjtën mundeni dhe ta printoni. E njëjta procedurë është edhe gjenerimi i certifikatës se e keni kaluar infektimin me COVID19.
(Nëse keni problem me regjistrimin tuaj në portalin e vaksinimit, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj amë. Shpesh ndodh që disa nga të dhënat tuaja të mos jenë korrekte dhe gjatë identifikimit “online” për shkak se nuk përputhen informacionet ju nuk mundeni ta hapini profilin në portal).
Në dokumentin e vlefshëm për lëvizje në BE janë të paraqitura të dhënat tuaja personale si: Emri dhe mbiemri, ditëlindjen datën e lëshimit, informacionin përkatës në lidhje me vaksinën/testin/rikuperimin dhe një identifikues unik. Këto të dhëna mbeten në certifikatë dhe nuk ruhen kur një certifikatë verifikohet në një shtet tjetër anëtar. Verifikimi i certifikatës bëhet duke e skanuar QR kodin që figuron në dokument, i cili është i veçantë për secilin person që posedon një certifikatë. Kjo është certifikata e vetme që ju mundëson lëvizje të lirë në 33 shtete evropian, që nga hyrja në kufi e deri tek lëvizja nëpër dyqane, restorante, koncerte e të tjera. Në disa vende pas skenimit të certifikatës ju kërkohet të paraqisni dhe në dokument identifikues ( letër njoftimi ose pasaportë).
Si funksionon certifikata digjitale COVID19 e BE-së në 33 shtete të ndryshme?
Si funksionon certifikata digjitale COVID19 e BE-së në 33 shtete të ndryshme?
Certifikata digjitale e BE-së për COVID përmban një kod QR me një nënshkrim digjital për ta mbrojtur atë nga falsifikimi. | |
Kur kontrollohet certifikata, kodi QR skanohet dhe nënshkrimi verifikohet | |
Çdo organ lëshues (p.sh. një spital, një qendër testimi, një autoritet shëndetësor) ka çelësin e vet të nënshkrimit digjital. Të gjitha këto ruhen në një bazë të dhënash të sigurt në çdo vend. | |
Komisioni Evropian ka ndërtuar një “portë” përmes së cilës të gjitha nënshkrimet e certifikatave mund të verifikohen në të gjithë BE-në. Të dhënat personale të personit që posedon certifikatë nuk regjistrohen në sistem, pasi kjo nuk është e nevojshme për të verifikuar nënshkrimin digjital. Komisioni Evropian gjithashtu ndihmoi Shtetet Anëtare të zhvillojnë softuer dhe aplikacione kombëtare për lëshimin, ruajtjen dhe verifikimin e certifikatave dhe i mbështeti ato në testet e nevojshme për të hyrë në sistemin e përbashkët. |