Një mjek i ambulancës ka raportuar dje në policinë e Tetovës vdekjen e një burri për shkak se në qafën e tij kishte të gërvishtje. Pas këqyrjes, prokurori publik ka urdhëruar kryerjen e utopsisë të trupit të 77-vjeçarit të ndjerit për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes, njoftoi sot SPB-ja e Tetovës.
Në ora 15:22, në SPB Tetovë, nga mjeku i Emergjencave Mjekësore në Spitalin Klinik Tetovë është raportuar se në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë personi me inicialet N.V. raportoi se babai i tij B.V. (77 vjeç) ishte në gjendje të keqe shëndetësore.
– Mjeku i urgjencës ka konstatuar vdekjen, gjatë së cilës janë vërejtur gërvishtje në zonën e qafës. Kontroll në vendngjarje kanë kryer prokurori publik, mjeku ligjor dhe një ekip nga SPB-Tetovë.
Gjithashtu është konstatuar se gjatë një debati dhe përleshjeje fizike me bashkëshorten me inicialet P.V.(76 vjeçe), B.V. iu përkeqësua gjendja dhe ndërroi jetë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, njoftoi zëdhënësi i SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.