Dje në magjistralen Shkup – Tetovë, banorët e Gërçec-it kanë protestuar për shkak të defekteve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Vjen reagimi nga EVN, transmeton Tetova News.
“Elektrodistribucioni ka shumë vite që vazhdimisht ka investuar në mënyrë të konsiderueshme dhe po përpiqet të rindërtojë rrjetin në Gërçec, por ekipet gjithmonë hasin në ofendime dhe kërcënime për jetën, si dhe kërcënime për dëme materiale nga banorët.
Defektet në fshat janë pasojë e mbingarkesës së rrjetit nga vetë banorët, të cilët përdorin ilegalisht energjinë elektrike për nevojat e tyre si dhe për gërmimin e bitcoin-it. Pas shfaqjes së defekteve, banorët edhe pse raportojnë se nuk kanë rrymë, sërish nuk i lejojnë ekipet e Elektrodistribucionit ta rregullojnë defektin.
“Shpërndarja e Energjisë Elektrike vazhdimisht investon në burime materiale dhe njerëzore për zgjidhjen e problemit në Gëçec, megjithatë tentativat gjithmonë përfundojnë me dështim sepse banorët në asnjë mënyrë nuk lejojnë punët”, thonë nga EVN.