Çmimet e produkteve ushqimore bazë do të ngrihen. Në seancën e sotme, Qeveria pranoi kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë, me çka sjell vendim për ngrirjen e çmimeve për disa produkte në tregtinë me shumicë dhe pakicë.
Do të ngrihen çmimet e:
– bukës
– sheqerit
– miellit – tip 400
– vajit për ushqim
– qumështit me përmbajtje yndyre prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5%;
– mishit të freskët dhe produkteve të mishit
– djathit dhe gjizës
Ka reaguar kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Ai thotë se vendimi për ngrirjen e çmimeve të produkteve të nevojshme ushqimore mund ta zbusë, por jo edhe ta ndalë valën e inflacionit dhe uljen e standardit jetësor të qytetarëve.
“VMRO DPMNE që në prill dhe maj paralajmëroi se në Maqedonia do të arrijë në këtë gjendje në të cilën është tani për shkak se nuk u morën masa adekuate nga ana e Qeverisë. Kriza energjetike është thelbi dhe shkaku për këtë influencë në formë spirale“, tha Hristian Mickoski, kryetar VMRO-DPMNE.
Ndryshe nga Ministria e Ekonomisë njoftojnë se vendimi për ngrirjen e çmimeve do të jetë i vlefshëm deri më 31 janar 2022.