Ballina Aktualitet Alternativa vendos, do të bëhet pjesë e Qeverisë (VIDEO)

Alternativa vendos, do të bëhet pjesë e Qeverisë (VIDEO)

Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani, njoftoi se Kuvendi Qendror me shumicë votash vendosi që Alternativa t’i bashkohet shumicës së parlamentare të Qeverisë aktuale, përcjell SHENJA.

“Sonte u mbajt mbledhe e Kuvendit Qendror të Alternativës. Në këtë mbledhje mes tjerash në rendit të ditës ishte debati rreth përfshirjes së Alternativës në Qeverinë aktuale. Me këtë rast kryetari Gashi i njftoi Kuvendarët për bisedimet e deritanishme duke u ndalur veçmas në pikat programe për të cilat janë dakorduar si dhe përgjegjësitë që janë marrë dhe pastaj pas një diskutimi, Kuvendi Qendror i Alternativës me shumicë votash vendosi që Alternativa t’i bashkohet shumicës parllamentare të Qeverisë aktuale. Me këtë rast po i shpjegojmë disa arsye që na kanë shtyrë drejt këtij vendimi.

Është këtu momenti historik për hapjen e negociatave për aderim në BE dhe mbyllja e kontestit me Bullgarinë, që janë vetëm synime historike shtetëroe, por edhe shqiptare sepse në këtë mënyrë bashkë me vendin tonë i hapet rruga integrimit dhe stabilitetit”, deklaroi mes tjerash Murtezani. /SHENJA/

https://youtu.be/h_gjw0TC4tA

@tn.lajmelokale
@tetovanews