Ballina Kronika Humb jetën nga Koronavirusi fëmija 1-vjeç në qytetin shqiptar

Humb jetën nga Koronavirusi fëmija 1-vjeç në qytetin shqiptar

Koronavirusi i mori jetën e një fëmije një vjeçar nga Manastiri. Sipas Institutit të Shëndetit Publik bëhet fjalë për një fëmijë i cili ka qëndruar në shtëpinë e fëmijëve pa prindër në Manastir.

Paraprakisht ai ka qenë i shtruar për kurim në Klinikën e Fëmijëve si pasojë e komplikimeve nga sëmundje të tjera kronike. Fëmija 1 vjeçar ka vuajtur nga Epilepsia, Hidrocefalusi, Malnutricioni, Kardiomiopatia. Pasi ka marrë test pozitiv me Kovid, fëmija disa ditë me radhë ka qëndruar në ventilim mekanik në repartin urgjent.

Artikulli paraprakMotori përplaset me kamionin, humb jetën i riu shqiptar
Artikulli tjetërDeklarata alarmuese e ekspertit shëndetësor: Ne rrezikojmë të kalojmë 100,000 raste në ditë me infektime në Itali