Ballina Kronika Motori përplaset me kamionin, humb jetën i riu shqiptar

Motori përplaset me kamionin, humb jetën i riu shqiptar

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 të së enjtes në një kryqëzim në rajonin e Gioia Tauro në Itali. 35-vjeçari udhëtonte me motor, kur në rrethana ende të paqarta u përplas me një kamion. Përplasja ishte shumë e fortë dhe ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Për ngjarjen autoritetet italiane kanë nisur hetimet.

Një tjetër aksident tragjik i kushtoi jetën një shqiptari në Itali, në prag të Krishtlindjes. Një i ri i cili jetonte prej vitesh në shtetin fqinj e që mediat atje e identifikojnë me emrin e pagëzimit, Jimmy, humbi jetën pasi u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 të së enjtes në një kryqëzim në Gioia Tauro të Kalabrisë.

35-vjeçari udhëtonte me motor, kur në rrethana ende të paqarta u përplas me një kamion. Përplasja ishte shumë e fortë dhe ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Për ngjarjen autoritetet italiane kanë nisur hetimet./tvklan.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews