Një person i shpallur në kërkim është kapur dhe ndaluar nga policia mbrëmjen e djeshme.
Sipas informacioneve të MPB-së, mbrëmë në ora 12.20 në fshatin Odër, zyrtarë policorë nga SPB-Tearcë, me urdhër të Gjykatës Themelore në Tetovë, kanë ndaluar personin me inicialet J.P. (22 vjeç) nga fshati Odër për shkak të shmangies së vuajtjes së dënimit me burg në kohëzgjatje 1 vjet.
Personi është dërguar në Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit, njofton MPB, transmeton Tetova News.