Europa tashmë prej ditësh duket se ka hyrë në një tjetër valë të Covid-19 teksa variantet e reja po bëhen cdo ditë e më kërcënuese. Italia ka shënuar një rritje të rasteve të reja duke regjistruar 24,259 të infektuar. Numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë ku në 24 orët e fundit janë shëuar 97.
“Në Itali “po i afrohemi” zonës portokalli “për shkak se zënia e vendeve spitalore vazhdon të rritet”-deklaroi Guido Rasi , këshilltar shkencor i komisionerit të jashtëzakonshëm për emergjencën Covid, gjeneral Francesco Figliuolo.
“Prandaj është thelbësore – shpjegoi Rasi – të bëhen menjëherë dozat e treta. Vaksinat janë aty dhe fushata po ecën mirë, por është një garë me kohën”.
“Nëse Omicron-it i mungon vaksina është praktikisht një virus tjetër, dhe atëherë gjithçka mund të ndryshojë, edhe kjo Green pass mund të mos mjaftojë më”, shtoi Guido Rasi.