Kaluam një vit mjaft të vështirë. Pandemia vështirësoi jetët tona, ndërsa tragjeditë që na ndodhën mbuluan zemrat tona me dhimbje. Vitin 2021 do ta kujtojmë për mosveprim dhe joefikasitet të pushtetit qendror të delegjitimuar. Do ta mbajmë mend edhe për dështimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të hap bisedimet për anëtarësim në BE.
Të nderuar qytetarë, uroj që ndryshimi që filloi në Tetovë, në vitin 2022 të vazhdoj në gjith shtetin, me dëshirën per ndryshime pozitive në jetën tonë, mirëqenie dhe ditë të lumtura në shoqërinë tonë. Viti 2022 le të jetë viti i sukseseve, mbarësisë dhe begatisë! Gëzuar!
Sapo e vizitova Rahimin, punëtorin e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova”- Tetovë i cili u operua dje. Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme. Do të jemi gjithmonë në krahë të punëtorëve sepse ata bëjnë punën më të mirë për qytetin tonë.
Falenderoj Rahimin dhe kolegët e tij që Tetova vazhdon të ketë ujë të pijshëm dhe pastërti!
Përkushtim dhe punë. Pak fjalë e shumë vepra dhe sakrificë.
Të palodhur dhe në nevojë kurdo që alarmi bie. Për 365 ditë ishin dhe janë me ne. 24 orë në shërbim të qytetarëve pa dallim. Andaj, sonte me përulësi i’u falenderohem gjithësecilit nga ekipi i Njësisë Territoriale kundër Zjarrit me në krye komandantin Uka Aliti për punën e palodhur në shërbim të Tetovës e tetovarëve.
Njëkohësisht i’u urova festat e fundvitit me shpresë se do kemi më pak zjarre e përmbytje, më shumë dashuri e lumturi, për një qytet të ëndrrave për gjithësecilin.
Na dallon vetëm puna, sepse ne jemi një familje. Për qytetin tonë, për qytetarët tanë, bashkërisht do ta ndërtojmë e zhvillojmë atë.
Faleminderit nga zemra për punëtorët që japin maksimumin që qyteti i ❤ sonë të jetë i pastër.
Darkë me punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova”- Tetovë!