17 makina janë përfshirë në një aksident trafiku në kilometrin e 134 të autostradës Almaty-Khorgos të Kazakistanit. Policia e rajonit Almaty njoftoi se ngjarja e djeshme ka ndodhur për shkak të “kushteve të pafavorshme të motit dhe mjegullës së dendur”.
Pesë persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë dërguar në spitalin e fshatit Shelek.
Seksioni i autostradës nga kilometri i 84 deri në 136 u mbyll për qarkullim.
https://youtu.be/rnJ5isCKZEU
Në rrjetet sociale janë publikuar video nga vendi i ngjarjes. Për shkak të mjegullës së dendur dhe akullit, drejtuesit e mjeteve nuk mundën të përballojnë kontrollin, makinat përplasen në barrierat rrugore dhe makina të tjera që qëndrojnë në autostradë dhe dëmtohen pas përplasjeve me njëra-tjetrën.
Policia patrulluese vijon punën në vendngjarje, tha departamenti.
Departamenti i Situatave Emergjente të rajonit Almaty u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të përmbahen nga udhëtimi në këtë drejtim.
Autostrada Almaty-Khorgos me një gjatësi prej 304 kilometrash është pjesë e projektit “Evropa Perëndimore – Kina Perëndimore”. Autostrada është vënë në punë në vitin 2017.