Ballina Bota Makthi i udhëtimit vazhdon: Mijëra fluturime anulohen gjatë kësaj jave

Makthi i udhëtimit vazhdon: Mijëra fluturime anulohen gjatë kësaj jave

Mijëra fluturime janë anuluar gjatë ditëve të fundit pasi rastet e Covid janë rritur në të gjithë globin. Sipas faqes “FlightAware” janë anuluar 2,800 fluturime dhe 8,000 fluturime janë vonuar ditën e martë në SHBA. Globalisht linjat ajrore anuluan më shumë se 6,000 fluturime në prag të Krishtlindjeve raporton “CNN”.

Anulimet vijnë në periudhën më të ngarkuar të vitit për udhëtimet ajrore. Kompania “United Airlines” deklaroi javën e kaluar se i’u desh të anulonte qindra fluturime sepse i mungonin anëtarët e mjaftueshëm të ekuipazhit për të fluturuar në mënyrë të sigurt të gjitha linjat e planifikuara.

Kompania amerikane “Delta Air Lines” tha se po punonte për t’i kthyer të gjithë udhëtarët e bllokuar në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur. Linjat ajrore në Evropë kanë anuluar një pjesë të fluturimeve për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me Covid-19 në disa vende. Kompania gjermane “Lufthansa” tha se do të anulojë 10% të orarit të saj të fluturimeve dimërore pasi pandemia vazhdon të godasë industrinë e aviacionit. / abcnews.al