Ulja në stolin e Manchester United të gjermanit Ralf Rangnick, deri në fund të sezonit, ku më pas do vazhdojë edhe dy vite si drejtor sportiv në klub do të sjelli shumë ndryshime të djajtë e kuq.
“Profesori” gjerman siç quhet ndryshe do të thotë fjalën e fundit sa i përket transferimeve në klub dhe në të tilla kushte, 63-vjeçari po mendon alternativat e tij të mundshme për të marrë lojtarë me kualitet të lartë që të kthejnë United në majat e futbollit anglez.
Sipas “Bild” Manchester United po përgatit një ofertë për një nga objektivat e skuadrës për sezonin e ardhshëm, i cili është sulmuesi norvegjez i shumë kërkuar nga klube të mëdha.
Erling Haaland është synimi kryesorë dhe oferta për të është 118 milion eurosh, dhe këtu ka dorë vetë Rangincik i cili po shfrytëzon miqësinë që ka me babanë e sulmuesit, por nuk duhet të harrojmë se 63-vjeçari ishte ai që zbuloi talentin e sulmuesit të Dortmund, pasi e mori fillimisht te Salzburgu, para se ta bashkonte me Leipzigun.
Manchester United për Haaland duhet të mposhtë edhe konkurentët e tjerë që janë në garë për shërbimet e sulmuesit, Manchester City, PSG apo dhe Real Madrid. /f.a/abcnews.al