Njëri shofer kishte vërtetim mjekësor të falsifikuar, ndërsa tjetri nuk kishte fare.
Dje (22.12.2021), në ora 11:30, në vendkalimin kufitar Tabanovcë, në dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut, zyrtarë policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri kanë kryer kontroll në autobusin e një kompanie transportuese nga Tetova.
Gjatë kontollit të ushtruar ndaj autobusit, shoferi me inicialet V.D. (39 vjeç) nga Tetova ka paraqitur vërtetim mjekësor të falsifikuar, ndërsa shoferi tjetër SH.O.(49 vjeç) nga Gostivari nuk ka pasur vërtetim mjekësor. Ngjarja është raportuar në Prokurorinë Publike dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës, njofton MPB, transmeton Tetova News.