Ballina Kronika BASTISJE/Arrestohet një ruse, një ukrainase dhe një serbe në Zherovjan të Tetovës

BASTISJE/Arrestohet një ruse, një ukrainase dhe një serbe në Zherovjan të Tetovës

Më datë 21.12.2021, rreth orës 01.30, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë kryer kontroll në një lokal në Zherovjan të Tetovës, në pronësi të 31-vjeçarit me inicialet A.A. nga Bogovina, ku gjetën dhe ndaluan tri shtetase të huaja.

Policia arrestoi A.U.(24 vjeçe) nga Rusia, O.K. (33 vjeçe) nga Ukraina dhe J.G. (28 vjeçe) nga Serbia, me dyshimin se kanë keqpërdorur qëndrimin e tyre turistik, në vend, përkatësisht se kanë banuar në kundërshtim me ligjin.

Ata janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme.

Po ashtu, në objekt është ndaluar edhe 26-vjeçari me inicialet E.F. nga Gostivari, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe ndaj të cilit do t’i përgatitet kallëzimi përkatës nga neni 80 i Ligjit për Armët.

@tn.lajmelokale
@tetovanews