Ballina Aktualitet Skandali me publikimin e pagave, gazetari: Është cenuar siguria kombëtare. Eksperti: Duhet...

Skandali me publikimin e pagave, gazetari: Është cenuar siguria kombëtare. Eksperti: Duhet gjetur nga rrodhën të dhënat, institucionet shtetërore në rrezik

Ditën e sotme është publikuar një tjetër skandal, ku një database që fillimisht nisi të qarkullonte në rrjete sociale, përmbante të dhëna, rrogat dhe vendet e punës të mbi 600 mijë qytetarëve.

Ky skandal, u komentua në emisionin “Në Shënjestër”, të drejtuar nga gazetarja Klodiana Lala. Gazetari Armand Bajrami, e cilësoi këtë skandal si tepër të rrezikshëm dhe shtoi se Prokuroria duhet të hetojë këtë rast.

“Skandali vjen disa muaj pasi u publikuan të dhënat personale. Janë në mijëra persona që kanë këto të dhëna. Bëhet fjalë për mbi 600 mijë persona, të dhënat që nuk janë më personale. Janë publikuar vendet e punës, nipti i kompanive. Një grup qytetarësh kanë depozituar kallëzim dhe kërkojnë hetim mbi këtë rast. Qytetarët kanë paraqitur disa printime të këtij sistemi, por prokuroria nuk e zotëron ende këtë databazë. Prokurorët e qytetit mund ta kenë këtë databazë, por zyrtarisht, ende nuk e kanë kërkuar. Të dhënat kanë dalë në janar të këtij viti.

Dyshimet janë për AKSHI-n në të cilat kryqëzohen këtë të dhënat, por do të ketë edhe të tjera hetime nëse këto të dhëna kanë dalë qëllimisht, apo janë hackuar. Rrjedhja e të dhënave personale është më i madh se rasti i parë. Pasiguria dhe cënimi në këtë rast të dytë është se zbulohen edhe persona agjentë të krimit të organizuar, ushtarakë të të gjitha gradave dhe cënimi është më i madh”, tha Bajrami.

Ndërsa, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se duhet hetuar se nga janë publikuar këto të dhëna. Ai theksoi se duhet të zbulohet nëse kemi të bëjmë me një krim kirbenetik apo me ndonjë rrjedhje të qëllimtë të këtyre të dhënave.

“Kemi një piramidë administrative që merren me të dhënat personale. Këtu po flasim për një krim kirbernetik dhe shpërdorim të detyrës. Ne kemi në institucion njerëz të autorizuar me ligj që ata përpunojnë të dhënat personale. Kur prokuroria të verifikojë se nga ku kanë dalë këto të dhëna përgjegjësi shkon në burg për shpërdorim detyre.

Nëse verifikojmë se kush janë personat që kanë marrë dhe rastësisht këto janë bërë publike, do të thotë që këtu ka krim kirbenetik. Për sa kohë kemi ekstratim kemi krim kirbenetik. Tre mujorin e fundit, unë kam vënë re dy apele drithëruese, sidomos të ministrit të Mbrojtjes që tha se jemi të pasigurt nga krimi kirbenetik. Këto të dhëna janë një pazëll i vogël që formon sigurinë tonë. Herën e dytë që ka folur ka bërë apel që t’i trajtojmë më mirë IT, duke i referuar pagat sikur punojnë në privat, sepse institucionet janë në rrezik të madh nga rrjedhja e informacionit”, tha Karauço.

@tn.lajmelokale
@tetovanews