Dy ditë pasi mori detyrën si kancelar gjerman, Olaf Scholz ka bërë vizitën e parë jashtë vendit – gjermani u takua me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Tashmë është bërë traditë që kancelari i ri gjerman vizitën e parë ta realizojë në Francë dhe kjo u bë edhe kësaj radhe, në një kohë kur Evropa ishte e ngarkuar nga një sërë problemesh të politikës së brendshme dhe të jashtme.
Në një konferencë shtypi, Scholz theksoi se Franca dhe Gjermania duhet të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre dhe të përqendrohen te Evropa.
“Ka të bëjë me atë se si ne mund ta bëjmë Evropën po aq të fortë sa sovraniteti evropian që vjen me të. Ne gjithashtu duhet të flasim për çështjet ekonomike, të sigurisë dhe të politikës së jashtme. Është e rëndësishme që të punojmë në të njëjtin drejtim dhe të punojmë së bashku. Prandaj, kjo është jo thjesht një vizitë miqësore, por edhe ajo që mbuloi të gjitha temat që do të diskutojmë në të ardhmen e afërt”, tha Scholz.
Nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron i uroi mirëseardhjen Scholzit në postin e kancelarit gjerman dhe theksoi se në takimin e parë është diskutuar për migracionin, bashkëpunimin evropian, dixhitalizimin dhe ndryshimet klimatike.
Pas vizitës në Francë, kancelari gjerman do të udhëtojë në Bruksel për t’u takuar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
https://youtu.be/nzu_fMkXnEQ