“Nëse merrni pjesë në këtë thirrje, jeni pjesë e grupit të pafat që po pushohet nga puna. Puna juaj ndalon që nga ky moment”. Me këto fjalë, Visal Garg, CEO i Better.com, shkarkoi njëkohësisht 900 punonjës të kompanisë amerikane të hipotekave, përmes një telefonate në Zoom, duke nxitur reagime dhe madje edhe ndërkombëtarisht.
“Nuk kam lajme shumë të mira për ju”, dëgjohet të thotë Visual Garg, CEO i Better.com në fillim të video-telefonatës së tij të mërkurën e kaluar. Pamjet e video-telefonatës, e cila u zhvillua të mërkurën e kaluar, po bëjnë xhiron e internetit, ku shumë prej tyre reagojnë ashpër për mënyrën sesi Garg e trajtoi këtë çështje.
Ndër të tjera në video, CEO, duke përmendur ndryshimet në treg, si dhe çështjet e “efikasitetit” dhe “produktivitetit” si shkakun e shkarkimit masiv. “Tregu ka ndryshuar… dhe ne duhet të përshtatemi për të mbijetuar”, duket të thotë 43-vjeçari, duke shpjeguar vendimin që “mori vetë” dhe për këtë arsye e konsideroi të drejtë ta njoftonte personalisht.
Shikoni videon:
Pas thirrjes, Garg e cilëson vendimin që ka marrë si jashtëzakonisht të vështirë dhe tregon se kjo është hera e dytë në karrierën e tij që duhet të bëjë shkurtime të tilla. “Nuk dua ta bëj fare këtë. Herën e fundit që e bëra qava. Kësaj radhe shpresoj të dukem më i fortë”, ka thënë ai në video-telefonën në fjalë.
“Ata na hodhën tutje sikur të ishim mbeturina. Ne kemi qenë me kompaninë që nga fillimi i saj dhe kemi punuar shumë, secili në mënyrën e vet”, tha një tjetër ish-punonjës për Daily Beast, një nga punonjësit e pushuar të kompanisë.