Një “Mercedes” është djegur në fshatin hotel të Likovës, njoftoi sot SPB Kumanovë, transmeton Tetova News.
-Dje në ora 10:10, në SPB Kumanovë, personi me inicialet F.R. nga fshati Hotël, Komuna e Likovës, ka raportuar se në automjetin e tij të tipt “Mercedes”, me targa të Kumanovës ka shpërthyer zjarri, njofton policia.
Një njësi territoriale zjarrfikëse ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit në të cilin nuk ka persona të lënduar. Një ekip i SPB Kumanovë ka kryer këqyrje të vendit të ngjarjes.