Punonjësit policorë të SPB-së Tetovë, sot nga ora 8 deri në ora 13 kanë kryer aksion kontrollues të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, shumica autobusë dhe furgona.
Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 10 automjete me defekte teknike (TE-5 dhe GV-5). Shtatë prej automjeteve (TE-5 dhe GV-2) kishin defekt te frenat, 1 (GV) me regjistrim të skaduar dhe 2 (GV) pa kontroll teknik.
Mjetet me defekt përjashtohen menjëherë nga qarkullimi dhe bëhen parashtrimet përkatëse. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 10 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik (TE-6 dhe GV-4)./tn
VIDEO bonus:
https://youtu.be/h7ZwyrGyQcs