Kulmi dhe muret e një shtëpie të një banori të Radioovcës së Tetovës janë djegur dje nga zjarri që ka rënë rreth orës 11:00. Nga zjarri nuk ka të lënduar.
– Zjarri ka rënë në shtëpinë e 61-vjeçarit R.B. në Radiovcë të Tetovës. Me ndërhyrjen e Shërbimit të Zjarrfikësve të Tetovës, zjarri është lokalizuar për një kohë të shkurtër. Kontrollin e ka bërë një ekip nga SPB Tetovë, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.
Njësia e zjarrfikësve të Tetovës ka bërë të ditur se kanë intervenuar me shtatë zjarrfikës me dy automjete.