Ballina Kronika Në Tetovë janë arrestuar tre … indianë

Në Tetovë janë arrestuar tre … indianë

Në rrugën “Vidoe Smilevski-Bato”.në Tetovë, pasditen e 15 dhjetorit, zyrtarët policorë kanë ndaluar tre emigrantë nga India për hyrje të paligjshme në vendin tonë.

Policët dje në Tetovë kanë ndaluar tre banorë të Indisë të cilët kanë hyrë ilegalisht në Maqedoni. Ato janë kapur në bulevardin “Vidoe Smilevski-Bato”.

-Rreth orës 13:30 në Tetovë, zyrtarë policorë të MPB-së kanë arrestuar personat me inicialet P.V. (26), B.E. (37) dhe T.V. (22) nga India, për hyrje të paligjshme në vendin tonë. Tre indianët janë dërguar në stacionin policor për kalim kufitar Tabanovc, njofton zëdhënësi Marjan Josifoski.

Tre indianët e moshës 22, 26 dhe 37 vjeç janë dërguar në stacionin policor kufitar Tabanovc për procedura të mëtutjeshme./TetovaNews

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews