Ballina Kronika Zjarri shkrumbon një shtëpi në Radiovcë të Tetovës (FOTO)

Zjarri shkrumbon një shtëpi në Radiovcë të Tetovës (FOTO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Kulmi dhe muret e një shtëpie të një banori të Radioovcës së Tetovës janë djegur dje nga zjarri që ka rënë rreth orës 11:00. Nga zjarri nuk ka të lënduar.

– Zjarri ka rënë në shtëpinë e 61-vjeçarit R.B. në Radiovcë të Tetovës. Me ndërhyrjen e Shërbimit të Zjarrfikësve të Tetovës, zjarri është lokalizuar për një kohë të shkurtër. Kontrollin e ka bërë një ekip nga SPB Tetovë, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

Njësia e zjarrfikësve të Tetovës ka bërë të ditur se kanë intervenuar me shtatë zjarrfikës me dy automjete.